Gatime nga zonja Albana, Petulla me patate

2 Shkurt 2022, 11:16

Petulla me patate 

Përbërësit:

3 patate mesatare

1 lç kripë

1 vezë

1 fç lëng patate

1 lç maja e thatë

 1 lç sheqer

450-500 gr miell

1 lgj vaj misri

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë patatet. Nga uji i zierjes së tyre mbajmë një gotë. I presim patatet në copëza të vogla, i vendosim në një enë ku shtojmë vezë dhe kripë. I shtypim mirë patatet duke i kthyer në pure. Shtojmë më pas lëngun e zierjes së tyre, majanë e thatë, sheqerin dhe miellin.  E punojmë mirë brumin dhe në fund shtojmë vajin. E mbulojmë brumin me pecetë për 30 minuta. 

Pasi brumi të ketë ardhur, lagim duart me pak vaj dhe e ndajmë brumin në dy pjesë, më pas e ndajmë në toptha mesatare. E lemë përsëri të pushojë për 7-10 minuta. Më pas i skuqim petullat në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë të artë.