Gatime nga zonja Albana, Pogaçe

7 Shkurt 2022, 10:53

Pogaçe  

Përbërësit:

75 gr margarinë

20 gr maja buke

40-50 ml vaj

1 lk sheqer

 1 lç kripë

400 ml qumësht

 1 vezë

miell

Përgatitja:

Në një tas shtojmë majanë e birrës (të freskët), sheqerin dhe qumështin e vakët. E përziejmë dhe e lemë majanë të vijë. Më pas shtojmë vajin, margarinën, një të bardhë veze dhe pak kripë. E përziejmë mirë dhe më pas shtojmë gradualisht miellin. Brumi duhet të jetë i butë, i lëmuar dhe të ngjeshet sa më mirë. E mbulojmë brumin me një pecetë dhe e lemë të pushojë për rreth 30 minuta.

E ripunojmë brumin. Shtojmë pak miell poshtë dhe lartë brumit dhe hapim një petë të madhe katrore. Bëjmë një prerje me thikë në një anë, më pak se 1/3 e petës. Pjesën tjetër e lyejmë me pak margarinë, mund t'a mbushim me djathë, gjizë, mish ose çfarë të dëshirojmë. E mbledhim petën role duke lenë të prerat në sipërfaqen e rolesë. E vendosim në tepsi, e lemë të pushojë për 10 minuta dhe më pas e lyejmë me të verdhë veze dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.