Gatime nga zonja Albana, Qofte me qull dhe arra

3 Dhjetor 2021, 11:01

Qofte me qull dhe arra

Përbërësit:

Për qoftet:

500 gr mish viçi

1 qepë mesatare

1 spec jeshil

1 vezë

1 tufë majdanoz

2 feta bukë të zbutura në qumësht

Kripë, piper i zi

2 lgj galetë

2-3 lgj miell

Vaj për skuqje

Për qullin me arra:

1 lgj gjalpë

1 lgj vaj ulliri

2 lgj miell

2 gota lëng mishi ose ujë

1 dorë arra të grira

1 lgj uthull molle

3-4 thelpinj hudhër

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim qoftet duke bashkuar në një tas mishin e grirë, qepën e grirë imët, specin jeshil në kubikë të vegjël, vezën, bukën e regjur në qumësht, majdanozin, kripën dhe piperin e zi. E përziejmë mirë brumin, e mbulojmë dhe e vendosim në frigorifer për minimumi 30 minuta.

Nëse shikojmë që brumi ka dalë pak i butë mund të shtojmë pak galetë. Në një pjatë hedhim 2-3 lugë miell. Lagim duart me ujë dhe formojmë qofte në formën e dëshiruar. I kalojmë në miell dhe i skuqim në tigan nga të dy anët.

Fillojmë me përgatitjen e qullit. Kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri miellin. Sapo mielli të ndryshojë ngjyrë shtojmë lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa masa të trashet dhe të mos krijohen kokrriza. Më pas shtojmë hudhrat e grira dhe arrat e thërrmuara. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe servirim qullin me arra me qoftet e përgatitura.