Gatime nga zonja Albana, qofte viçi me shije pice

28 Shtator, 12:11

QOFTE VIÇI ME SHIJE PICE

Përbërësit:

200 gr mish i grirë

½ qepë e thatë

1 thelpi hudhër

1 vezë

20 gr galetë

20 gr djathë kaçkavall

30 gr salcë domate

½ tufëz majdanoz

½ tufëz borzilok

1 spec i kuq

Uthull

Vaj ulliri

Arrë moskat

Kripë, piper

10 gr miell për pudrosje

Vaj për skuqje

Për servirje:

salcë domate

qepë

hudhër

borzilok

kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e grirë e vendosim në një tas ku shtojmë qepën e grirë imët, hudhrën, vajin e ullirit, uthullën, arrën moskat, borzilokun, majdanozin, salcën e domates, vezën, galetën, djathin e grirë në rende, specin e kuq, kripën dhe piperin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë në frigorifer për të paktën 30 minuta.

Pas brumi të ketë pushuar për rreth 30 minuta, e nxjerrim nga frigoriferi dhe realizojmë toptha sipas madhësisë që i preferojmë qoftet. I kalojmë pak në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

Ndërkohë përgatisim salcën shoqëruese. Kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me 1-2 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë salcën e domates dhe e lemë të marrë valë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe borzilok.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha