Gatime nga zonja Albana, Receta më e shpejtë e mbushjes së specave

12 Nëntor 2021, 12:06

Receta më e shpejtë e mbushjes së specave

Përbërësit:

Speca për mbushje

800 mish të grirë

100 gr oriz

2 qepë

1 lugë ajkë

1 vezë

1 domate

Gjalpë

Majdanoz / koper

Piper i zi, piper i kuq

Vegetë

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë specat nga bishti dhe farat. Vendosim orizin të ziejë në ujë të vluar për 10 minuta, më pas e shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe e kullojmë.

Në yndyrë të nxehtë kaurdisim qepën të grirë imët derisa të zverdhet, më pas hedhim kripë, piper të zi, piper të kuq, mishin e grirë, orizin gjysmë të zier, majdanozin e grirë imët dhe një vezë të rrahur me pak ajkë. E trazojmë mirë masën me të cilën mbushim specat. Specat i mbyllim me domate të prera në feta. Hedhim në tavën me speca te mbushur një gotë ujë (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe një vegetë). E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 220 gradë derisa të