Gatime nga zonja Albana, Sallatë në shtrat pice

13 Dhjetor 2021, 10:38

Sallatë në shtrat pice  

Përbërësit:

Për brumin: 

1 gotë miell

pak kripë

pak sheqer

ujë

Për sallatën:

rukola

sallatë jeshile

mollë

portokall

domate qershi

sallam

shegë

djathë kaçkavall

vaj ulliri

uthull balsamike

kripë, piper

Përgatitja:

Zëmë brumin e picës që do ta përdorim si bazë të sallatës dhe e lemë të vijë pak. Më pas e hapim si petë. Në mes të petës bëjmë pesë prerje duke mos i çuar deri në fund. Secilën prerje e palosim duke krijuar një hapësirë në mes të petës për të vendosur sallatën. Në anësore të petëve vendosim pak djathë të grirë dhe nga një fetë sallam fshati. E vendosim bazën e picës të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta. 

Pasi baza e picës të piqet vendosim pak rukola, pak sallatë jeshile, mollë e portokall në kubikë, domate qershi, shegë dhe djathë kaçkavall. Në fund e marinojmë me një salcë të përgatitur me vaj ulliri, kripë, piper dhe uthull balsamike.