Gatime nga zonja Albana, Supë e mëndafshtë me speca të kuq

27 Dhjetor 2021, 12:09 | Përditesimi i fundit: 2021-12-27 13:18:07

Supë e mëndafshtë me speca të kuq 

Përbërësit:

1 kg speca të kuq

1 qepë

2 thelpinj hudhër

1 lç piper

1 patate

4 lgj vaj ulliri

1 lç koncentrat

lëng pule ose buljon perimesh

majdanoz

kos për servirje

Përgatitja:

Vendosim specat e kuq të spërkatur me pak kripë në furrë për 30 minuta në 180 gradë. Pasi specat të jenë pjekur i vendosim në ujë ose celefon që të zbuten dhe të largojmë lehtësisht lëkurën. Më pas i pastrojmë nga farat dhe i presim hollë. 

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën, hudhrën, pataten dhe specat. Shtojmë buljonin dhe e lemë supën të ziejë për 30 minuta. Nga fundi shtojmë 1 lugë çaji koncentrat, më pas e vendosim supën në blender dhe e kthejmë në krem. E servirim me majdanoz të grirë imët dhe me nga një lugë kos.