Gatime nga zonja Albana, Supë krem me pulë dhe hudhra

10 Dhjetor 2021, 11:33 | Përditesimi i fundit: 2021-12-10 12:34:02

SUPË KREM ME PULË DHE HUDHRA

Përbërësit

300 gr mish pule

2 lgj vaj ulliri

1 lgj gjalpë

4 thelpinj hudhër

2 lgj miell

2 fç qumësht

3 fç lëng pule

Kripë, piper i zi

Bukë e thekur për servirje

Përgatitja

Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë në ujë me kripë për rreth 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe mishin e pulës e presim në copëza të vogla.

Hudhrat i grijmë imët dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë miellin dhe e kaurdisim duke e trazuar vazhdimisht në mënyrë që mielli të mos kokrrizohet. Pasi mielli ndryshon pak ngjyrë shtojmë qumështin dhe e trazojmë siç veprojmë me beshamelin. Shtojmë më pas mishin e pulës së bashku me lëngun dhe e lemë supën të ziejë për pak minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim supën të ngrohtë me kubikë buke të thekur me pak gjalpë.