Gatime nga zonja Albana, Supë me brokoli, patate dhe lulelakër

3 Shkurt 2022, 10:33

Supë me brokoli, patate dhe lulelakër                           

Përbërësit:

1 kokë brokoli

1 kokë lulelakër

1-2 patate mesatare

1-2 karrota

1 qepë të vogël

200 gr mish pule

1 litër ujë

1 tufë kopër

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë në ujë me kripë. Pasi kanë kaluar 35-40 minuta nga zierja e pulës vendosim tek pula pataten të prerë në kubikë të vegjël dhe e lemë të ziejë bashkë me pulën për rreth 15 minuta.

Ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me karrotat. E shtojmë qepën dhe karrotën në tenxheren e supës ku kemi zjerë mishin e pulës dhe pataten. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në lule. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper, kopër dhe e lemë të ziejë për 10-15 minuta. Supën mund t’a servirim siç është ose mund t’a kthejmë në pure.