Gatime nga zonja Albana, Tave dheu me sallam pikant

17 Janar 2022, 11:49

Tave dheu me sallam pikant

Përbërësit:

150 gr djathë kaçkavall

150 gr sallam pikant

1 spec jeshil

1 spec të kuq

1 spec të verdhë

50 gr ullinj

100 gr djathë i bardhë

1 vezë për person

2-3 pika salcë pikante tabasko për person

Përgatitja:

Vendosim në tava dheu individuale një shtresë me djathë kaçkavall në rende, një shtresë me sallam pikant të prerë në kubikë, një shtresë me spec të prerë në rrathë të hollë, ullinj në unaza, djathë të bardhë në kubikë dhe në fund një vezë sy dh 2 pika tabasko. E mbulojmë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrë në 200 gradë Celsius derisa tava të marrë ngjyrë të artë.