Gatime nga zonja Albana, Tavë me makarona dhe perime

8 Tetor 2021, 10:21

Tavë me makarona dhe perime

Përbërësit:

300 gr makarona elb

1 qepë

1 karrotë

1 spec i kuq

1 spec jeshil

2 thelpinj hudhër

1 kungull i njomë

1 tufëz majdanoz

1 fç salcë domate

1 spec i kuq djegës

Vaj ulliri

Kripë, piper

Kanellë

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrat të grira imët. Më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo salca të fillojë të lidhet  shtojmë makaronat elb dhe ujë në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 10 minuta dhe në fund shtojmë bimët aromatike.

E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë sa të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për rreth 15 minuta.