Gatime nga zonja Albana, Zup tradicional

16 Dhjetor 2021, 10:48

Zup tradicional

Përbërësit:

1 litër qumësht

3 vezë

2 lgj niseshte

1 lgj miell

10 lgj sheqer

2 lgj kakao

Biskota

Arra të grira

Reçel

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Vendosim në zjarr qumështin të ngrohet. Të verdhat e vezëve i rrahim me 8 lugë sheqer dhe i shtojmë tek qumështi i vakët. Miellin dhe niseshten e tresim në pak ujë dhe e shtojmë tek masa me qumësht. E trazojmë mirë dhe e vendosim tenxheren në zjarr duke e lenë derisa masa të vlojë dhe të bëhet kremoze. Në momentin që fillojnë dalin flluska në sipërfaqe kremi i zupave është gati.

Në tasat e zupave vendosim nga një biskotë dhe pak reçel. Hedhim një shtresë kremi në çdo tas ose gotë. Tek pjesa e mbetur e kremit hedhim 2 lugë kakao dhe më pas vendosim nga një shtresë krem kakao.

Ndërkohë që ftohet pak kremi, përgatisim kremin marengë duke rrahur të bardhat e vezëve me 2 lugë sheqer. E vendosim tek tasat e zupës edhe kremin marengë dhe në fund e zbukurojmë me arra të grira dhe pak reçel.