Gatimet tradicionale, peshkim dhe not, festohet sot Dita e Liqenit në Shkodër

20 Qershor, 19:52

Në pikën turistike të Shirokes është festuar Dita e Liqenit të Shkodrës. Një ditë e dedikuar një perle të natyrës, i cili nuk sjell vetëm panoramën, por edhe peshkimin, notin, artizanatin por edhe gatimet tradicionale.

E pikërisht për këtë arsye të gjithë restorantet që shërbejnë buzë liqenit kanë qenë të ftuar të sjellin specialitetet e tyre për degustim, ku specialitet është tava e krapit, peshk që për kuzhinieret dhe administratoret e tavernave është mbreti i liqenit.

“Kemi servivur dy pjata tradicionale të Shirokës tava e krapit e cila bëhet me qep të kavardisurë dhe me shumë elemente të tjerë që shoqërohen për të dal një tavë sa më e mirë dhe e pëlqyeshme për pjesën e turistëve dhe për për shkodranët puro.”, tha njëri prej kuzhinierëve.

Enton Jubani drejtues i projektit i cili ka si qëllim promovimin e turizmit tha se Shiroka ka potenciale te jashtëzakonshme dhe aktivitete të tilla janë një paskthim nostalgjik për çdo Shkodran qe aty ka kaluar vitet me të bukura, por edhe një ftesë për çdo vizitor.

“Sot jemi ndal në liqenin e Shkodrës në shirok për të promovuar bukuritë natyrore, kulturore, traditën, artizanatin dhe mbi të gjitha gastronominë e kësaj zone qe shquhet për të promovuar këto vlera dhe ti bëjmë elementë që të sjellin dhe të tërheqin sa më shumë turistë.”, u shpreh Enton Jubani drejtues i projektit.

Kryetarja e bashkisë, Shkodër Voltana Ademi e konsideroi Ditën e liqenit një mundësi të mirë për promovimin e Shirokës e cila në çdo element është mbresëlënëse.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha