Gaza/ Izraeli vijon ‘gjuetinë’ e zyrtarëve të Hamasit! Sulmon spitalin, 5 të vrarë, mes tyre funksionar

24 Mars 2025, 19:35 | Përditesimi: 24 Mars 2025, 19:35

Izraeli vijon sulmet ndaj infrastrukturës në Gaza me qëllim eleminimin e eksponentëve të Hamasit. Mbëmjen e së dielës, sulmi ndaj një spitali në Gaza la të vrarë 5 persona dhe disa të plagosur. Teksa bilanci i viktimave në 18 muaj luftë kaloi 50 mijë, në Tel Aviv qindra izraelitë protestuan ndaj Benyamin Netanyahut i cili miratoi së fundmi një mocion mosbesimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, në vazhdën e masave të atyre që ai i cilëson armiq të qeverisë.

r.k./Shqiptarja.com