Gaza lëshon mijëra raketa drejt Izraelit dhe palestinezë të armatosur futen në qytete! Të paktën 22 viktima e 545 të plagosur! Jeruzalemi përgjigjet me sulm ajror

7 Tetor 2023, 10:20 | Përditesimi i fundit: 2023-10-07 15:01:43

Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.