Gazetari Almer Toska në 'Studio Live': Belinda Balluku groposi Erion Veliajn! Azgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës ka eklipsuar diellin e shqiptarëve

14 Shkurt, 18:32 | Përditesimi: 14 Shkurt, 18:32

 Arrestimi i Erion Veliajt vijoi të diskutohej edhe pasditen e sotme në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn. Azgan Haklaj i ftuar në studio thekson edhe një herë ‘trekëndëshin e Bermudës’, pasi edhe tek çështja e Berishës edhe tek ajo e Veliajt dalin të njëjtët biznesmenë.  

'Kemi parashikuar prej kohësh që do vijë kjo ditë. Për mua Erion Veliaj është kutia e zezë. SPAK ka arrestuar Erion Veliaj dhe ka shpallur arreste për Kodrën e Diellit. SPAK ka lëshuar disa urdhra. Këto ditë ka qenë kryefjala e mediave. 30 e ca vite Trekëndëshi i Bermudës i ka eklipsuar diellin shqiptarëve. Berisha thotë më erdhi një gazetar nga Erion Veliaj. Bektashi është tek kompleksi 'Partizani', është dhe tek Veliaj. Nuk ka më asnjë dyshim. Edi Rama bëri komisionin e Xhafaj. Kanë qenë në ujdi. Ka një mendim feudal.

Mendësi feudale, jam pronar i ardhmërisë tënde, unë do vendosi do jetosh apo jo. Ne mbështesim SPAK dhe GJKKO pa asnjë ekuivok. Skenat që pamë në parlament janë teatër. Është ujdia e fundit. Këtu jemi do i shohim zotin Noka dhe të gjithë. Jemi misionar, është i domosdoshëm çlirimi i pluralizimit politik.'

r.k./Shqiptarja.com