Gazetari Dervishi: Vrasësit e Azemit kanë ndenjur mbi 90 min para selisë blu, e dinte gjysma e PD

29 Shtator, 22:26

Gazetari Ferdinand Dervishi dhe ish kreu i SHISH, Fatos Klosi patën një përplasje të fakteve në studion e "Repolitix'  në lidhje me detajet e vrasjes së Azem Hajdarit. Dervishi bëri një deklaratë të fortë kur tha se varësit kanë qëndruar dy ditë në Tiranë dhe 1 orë e 30 minuta para selisë blu para se ta ekzekutonin Hajdarin. Dervishi shtoi se e kishte marrë vesh gjysma e Tiranës dhe njerëzve në selinë blu që aty ishin vrasësit për të ekzekutuar Hajdarin dhe SHIKU në atë kohë nuk dinte asgjë.

Replika erdhi nga Fatos Klosi si ish kreu i SHIKU-t duke thënë se në atë kohë nuk kishte profesionalistë në shërbimin informativ dhe nuk mund të dije gjithçka kush hynte dhe dilte. Klosi tha se Hajdari nuk mund të ruhej nga SHIKU në selinë blu, por vetëm kur ai dilte jashtë Tiranës për mitingje.

Pjesë nga debati në studio

Klosi: Ata që donin ta vrisnin mburreshin në Tropojë se donin ta vrisnin e thonin hapur, mes tyre ishte edhe fisi Haklaj, e dinte dhe Azemi. Unë kam takuar ministrin e Brendshëm një ditë më vonë dhe më tha fola me Azemin dhe më tha se do ruhem. Madje disa ditë më vonë Azemi ka falenderuar në media Shërbimin Informativ dhe Ministrinë e Brendshme për mbrojtjen e tij.  Ai  nuk mbrohej në selinë e PD por nëse dilte nga Tirana.

Dervishi:  Grupi kishte dy ditë në Tiranë e ka marrë vesh gjysma e qytetit dhe jo shërbimi sekret. Makina ka ndenjur 1orë e 30 minuta para selisë blu dhe njerëzit kanë lëvizur nga lokalet se e dinin se çdo ndodhte. E dinte gjysmë e PD rrotull, habitem si nuk e dinte shërbimi.

Klosi: Në Tropojë nuk kishim strukturë, por kishim vetëm 3 veta. Në atë kohë ishte terror në Tropojë. Ju e dini situatën në atë kohë

Dervishi: Kjo është e vetmja gjë që ju justifikon juve, situata në 1998. Ju ishit rastësisht në atë post, nga një mësues i thjeshtë u vutë...

Klosi: E ke gabim nëse mend se SHIKU i dinte të gjitha, nuk mund të kontrollonim të gjithë njerëzit se kush vinte e dilte e jo më Haklajt. S'ka pasur ndonjë profesionalizëm që ne të mbroheshim nga raste të tilla.

b.ha./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha