Gazetarja e sportit për Report Tv: Do bëj tatuazh 2 ekipet e mia të zemrës! Nëse humbet Partizani në Derbi? Do kërkoj një jave leje nga puna

24 Tetor 2021, 22:38

TIRANË- Derbi i së hënës, Tirana-Partizani, për Trevisa Tufën po pritet me shumë emocion, kjo jo vetëm si një gazetare e sportit në RTSH për shkak të emocioneve të bukura që dhuron një ndeshje e këtij nivelit, por edhe si një tifozë e zjarrtë e “Demave të Kuq”. Prej gati 5 vitesh, nuk ka parë ndeshje të Partizanin në stadium si një tifoze, për shkak të profesionit, por dashurinë e madhe që ka për këtë ekip, ka zgjedhur që ta gdhend në trupin e saj. Krahas Partizanit, tatuazh do të jetë edhe Juventusi, për të cilën ajo bën tifo nga skuadrat europiane, e që tregon se e ka të vështirë t’i ndajë se kë do më shumë e kë më pak.