Gazetarja greke e pyet Ramën për marrëdhënien me Turqinë, Rama: Je xheloze?

23 Qershor 2021, 14:03 | Përditesimi i fundit: 2021-06-23 15:24:07

Kryeministri Edi Rama i është përgjigur me batutë gazetares greke e cila e pyeti për marrëdhënien me Turqinë.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?
Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik
Gazetarja: Nuk është xhelozi
Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia