'Gërdeci', pyeten 11 dëshmitarët e parë! Ish-roja i fabrikës: Pashë kur mori flakë karroca e salduar! Ish-punëtorët: Barut ngado, ishim pa kontrata! I hapnim predhat me sqeparë dhe me dalta

18 Tetor 2023, 17:38 | Përditesimi i fundit: 2023-10-18 19:00:30

11 dëshmitarët e parë të marrë në pyetje në GJKKO për gjyqin ndaj Fatmir Mediut kanë treguar se shpërthimi në fabrikën e Gërdecit ka ndodhur nga shkelja e hapur e rregullave të sigurisë. Fejzi Shehu ish roja në fabrikën e demontimit të armëve u shpreh se ka parë kur ka marrë flakë një karrocë që po saldohej, e cila përdorej për transportin e barutit.