Gërmimet në Durrës zbulojnë varre mesjetare, arkeologia: Kemi gjetur edhe gjurmët e një dyshemeje që duhet të lidhet me një strukturë ende të panjohur

17 Shtator 2021, 18:50

Ekspedita arkeologjike në lulishten ‘1 maji’ në Durrës ka nxjerrë në dritë varret mesjetare si dhe janë shfaqur edhe shtresat e para të dyshemesë së një ndërtimi, që tani për tani mbetet i panjohur. të dhënat e rëndësishme i ka treguar për Report Tv arkeologia Brikena Shkodra.