Gëzim Kame, jeta e një regjisori mes dy kohëve

2 Dhjetor 2022, 18:59

Ai është regjisori më imponues mes dy kohëve,para dhe pas viteve 90’. Një prej profesionistëve më avangard në botën e kinemasë dhe teatrit,gjithnjë pararojë e një stili futurist që është ndjekur e marrë model edhe nga brezat e rinj. Një karrierë e gjatë më shumë së 40 vjeçare,që prej vitit 1981 kur nisi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, me pas si regjisor, udhëheqës artistik dhe drejtor i Teatrit Kombëtar. Në “Esence” Kame na rrëfeu një rrugëtim personal dhe profesional,mes fotosh,premierash,filmash e shfaqjesh teatri e kujtimesh familjare. Një moment emocionues ishte dhe video mesazhi i aktorit dhe regjisorit Mevlan Shanaj,një mik dhe bashkëpunëtor i vjetër i Kames,për të cilin ai ndau kujtime të vyera dhe konsideratë të lartë. Një tribut për Fernando Krafin,erdhi përmes një monologu të intepretuar nga Elsa Ymeri. Nipërit dhe mbesat ishin finalja e ëmbël e bisedës dhe sigurisht një emocion i bukur për regjisorin i cili si gjysh, ka një lidhje të ngushtë dhe tepër të dedikuar ndaj tyre.