Giorgia Meloni nuk ka kohë për pushim, nis punën për krijimin e qeverise se re, merr urim nga Kryeministrja britanike

27 Shtator 2022, 17:37

Një ditë pas shpalljes së fitores Giorgia Meloni nisi punën për të krijuar qeverinë e re që pritet që të drejtojë me ‘bekimin’ e Presidentit Mattarella. Meloni nuk do të ketë kohë të gëzojë fitoren që e solli partinë e saj nga shifra të mjerueshme 1.9% të votave në vitin 2013 në triumfin me 26% të votave të italianëve të hënën. Mediat vendase shkruajnë se Meloni ka zhvilluar edhe një telefonatë me Mario Draghin për të koordinuar punën për krijimin e qeverisë së re të Italisë. Bashkëthemeluesi i koalicionit ‘Vëllezërit e Italisë’ ka deklaruar se pret që qeveria e re të krijohet në kohë për të garantuar edhe nisjen e bisedimeve për ligjin e buxhetit. Meloni mori urime për fitoren nga Kryeministrja britanike Liz Truss. Në një postim në Tëitter, Truss,  vë në dukje se dy vendet janë aleate të ngushta.