Gjakmarrja në Lezhë/ Prokurori i shkarkuar nga vetingu kërkoi dënim minimal për vrasësin e të atit të 17-vjeçarit para 13 viteve! Vrasësi ia hodhi me 7 vite burg

25 Janar 2022, 12:11 | Përditesimi i fundit: 2022-01-25 15:23:58

Rritja e tij me ‘këshillat’ se ‘gjaku nuk falet’, duket se i ka pasur rrënjët edhe tek drejtësia e munguar, ku prokuroria ka kërkuar një dënim minimal për Ndue Lekgjonaj, vrasësin e Gjon Përvathit, të atin e 17-vjeçarit. Vrasja me paramendim dënohet nga 10-20 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar 12 vite dhe përmes gjykimit të shkurtuar shkonte në 8 vite burg. Por Gjykata e ka ulur edhe  më tej këtë dënim duke kërkuar  10 vite burg për të dhe përmes dënimit të shkurtuar Lekgjonaj ka kryer vetëm 7 vite burg. I mituri në gjendje të rënduar psikologjike, s’është marrë ende në pyetje.