Gjakmarrje në Lezhë/ Ishte vetëm 4-vjeç kur i vranë babanë, 17-vjeçari ekzekuton në oborrin e shtëpisë vëllain e vrasësit të të atit! Nëna helmoi veten pas ngjarjes

24 Janar 2022, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 20:02:47

Një vrasje për gjakmarrje ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, në fshatin Manati. Autor i vrasjes është 17-vjeçari Florian Pervathi, i arrestuar tashmë nga policia,  vrarë në oborrin e shtëpisë Lek Lekgjonajn, 65-vjeç. Vëllai i 65-vjeçarti, Ndue Lekgjonaj ka vrarë në vitin 2009, babain e të miturit, Gjon Pervathin.