Gjana: Deri në orën 16:00, kanë votuar 44% e demokratëve! Mungesa e emrit në listë, pengese e paqëllimshme! Fituesi shpallet nesër paradite

13 Qershor 2021, 17:45

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se deri në orën 16:00 kanë votuar 44% e anëtarëve.

Gjata u shpreh se në përgjithësi anëtarët të cilët nuk kanë pasur emrin në lista, dhe kanë pasur kartën e anëtarësisë kanë pasur mundësi që të votojnë. Gjana shtoi se emri në lista është ndryshuar për shkak të përpunimit në sistemet e IT të emrave.

‘Pjesëmarrja e votuesve në të gjithë vendin është 44%. Në përgjithësi janë lejuar ato që kanë kartën e antarësisë, pa i penguar. Pash një Konjari se ishte e pezmatuar se nuk ka gjetur emrin në listë, është e vërtetë për efekt të përpunimit në sistemet e IT të emrave, nëse nuk rezulton në listë por disponon kartën e anëtarsie mund të votosh. Janë pengesa lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme kemi krijuar një hapësirë tjetër në lëvizje.’- tha Gjana.

Sa i përket daljes së rezultatin, Gjana tha se rezultati zyrtar do të dalë nesër paradite.