Gjendet i pajetë në plazhin e Durrësit një 50-vjeçar, dyshohet se është mbytur

29 Qershor 2025, 16:17 | Përditesimi: 29 Qershor 2025, 16:17

Një 50-vjeçar është mbytur këtë të dielë në plazhin e Durrësit në zonën e Sektorit Rinia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të  këtij rasti.

E.H/Shqiptarja.com