Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Bëhet me dije se trupi i viktimës, rreth 70-vjeç, u gjet i zbathur në rrugën "Vullnetari". Viktima nuk është identifikuar ende, pasi në trup nuk kishte mjet identifikimi me vete, ndërsa bëhet me dije se i janë konstatuar 7 plagë në kokë.
Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari është vrarë me sende të forta. Trupi është transportuar në morgun e Elbasanit ku mjekët do të përcaktojnë edhe shkaqet e vdekjes.Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.















