Gjendet i vrarë në Shkodër 32 vjeçari Endri Mustafa! I dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde e grabitje! Familja e denoncoi zhdukjen para 3 ditësh

17 Maj 2021, 10:36 | Përditesimi: 17 Maj 2021, 10:36

Një tjetër vrasje ka tronditur Shkodrën. Një 32-vjeçar, i identifikuar si Endri Mustafa, është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve. Mustafa njihet si person problematik në kryeqendrën e veriut, i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje! Ai njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër. 

r.k./Shqiptarja.com