Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë, kishte plagë me armë zjarri në këmbë! Familja e gjeti në mëngjes në një kanal

21 Tetor 2022, 09:29 | Përditesimi i fundit: 2022-10-21 15:11:34

Një 34-vjeçar, Indrit Ndoj është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. 34-vjeçari është gjetur këtë mëngjes nga familjarët e tij në një kanal të zonës. Ndoji dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte, por ende mbeten të paqarta rrethanat sesi ka ndodhur kjo ngjarje.