Gjendet një numër i madh gaforresh të ngordhura në Kanalin e Vivarit në Butrint, peshkatarët: Prania e tyre zhduku midhjet

21 Gusht 2021, 13:15 | Përditesimi: 21 Gusht 2021, 13:15

Peshkatarët në zonën e Kanalit të Vivarit në Butrint kanë vënë re një numër të madh gaforresh të ngordhura të cilat i zhvendoste rryma e ujit gjatë fenomenit të zbaticës.

Ende nuk dihet shkaku i ngordhjes së këtyre gaforreve, për të cilat kultivuesit e midhjeve në Liqenin e Butrintit thonë se prania e tyre në liqen zhduku midhjet.

KT/Shqiptarja.com