Gjendet një person i pajetë në Qyteti Studenti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

23 Qershor 2021, 20:25

Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Qytetin Studenti. Mësohet se viktima, gjinia mashkull, ende i pa identifikuar, u gjet në fushat e Qyteti Studentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak.