Gjenerali amerikan paralajmëron: Bëhuni gati! Mund të hyjmë në luftë me Kinën

29 Janar 2023, 14:12

Shefi i Komandës së Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA, gjenerali Mike Minihan u shpreh se kishte një ndjenjë të thellë se një luftë SHBA-Kinë do të ndodhte në vitin 2025. Sipas mediave të huaja, gjenerali Minihan tha se shpresonte se të jetë i gabuar në ndjesinë që ka. Sipas tij, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Tajvan do t'i ofronin Kinës një shans për të ndërmarrë veprime kundër Tajvanit. Gjenerali Minihan u ka kërkuar oficerëve nën komandën e tij që të përgatiten për luftë.