‘Gjëra që njeriu s’i ka parë me sytë e tij’, ekuipazhi i Artemis II komunikon me presidentin Trump

7 Prill, 12:16 | Përditesimi: 7 Prill, 12:16

Trump përgëzoi astronautët e Artemis II për fluturimin e tyre pranë Hënës gjatë një lidhjeje surprizë me ta.

 “Njerëzit në të vërtetë nuk kanë parë kurrë diçka si ajo që po bëni ju. Është vërtet e veçantë”, tha ai teksa më pas i pyeti edhe për shkëputjen e plotë me Tokën që zgjati rreth 40 minuta. Gjatë kësaj kohe, astronautët nuk kishin më sinjal.

Astronauti Victor Glover u përgjigj duke thënë se bëri “një lutje të vogël”, por më pas iu desh të vazhdonte punën për të regjistruar vëzhgimet shkencore të anës së largët të Hënës.

A.A/Shqiptarja.com