Gjermani/ Punonjësit e aviacionit 24 orë grevë për paga më të larta! Mbyllen aeroportet, anulohen qindra fluturime

17 Shkurt 2023, 20:48

Për shkak të grevave të punonjësve në shtatë aeroporte gjermane rreth 2,340 fluturime u anuluan dhe 300 mijë pasagjerë u penalizuan. Sindikatat e punëtorëve në aeroportet pezulluan punën për 24 orë duke kërkuar paga më të larta mes çmimeve në rritje të shkaktuar nga kriza ekonomike dhe inflacioni.