Gjermani, shpërthim në një fabrikë, 16 të plagosur e 5 të zhdukur! Rrezikohet një shpërthim i dytë, autoritetet: Banorët të rrinë brenda për të shmangur helmimin nga tymi

27 Korrik 2021, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2021-07-27 16:31:28

Re të mëdha tymi,  katër të plagosur rëndë dhe dymbëdhjetë të plagosur të lehtë është bilanci i tanishëm i një shpërthimi të rëndë në një park industrial, i cili strehon disa kompani kimike të Currenta.  Ndërkohë që pesë punonjës vazhdojnë të jenë të zhdukur.