Gjermania kualifikohet në Botëror, Holanda bën goleadë, Rusia i merr vendin e parë Kroacisë në grupin H

12 Tetor 2021, 10:23

Gjermania është skuadra e parë që siguron kualifikimin për në Kupën e Botës. Gjermanët u hakmorrën ndaj Maqedonisë së Veriut duke fituar 4-0 në transfertë. Holanda bëri goleadë ndaj Gjibraltarit dhe është shumë pranë kualifikimit. Kroacia u surprizua nga Sllovakia dhe e humbi vendin e parë në grupin H.