Gjermania masa të reja anti-COVID, të pavaksinuarve nuk do t'ua paguajë karantinimin

23 Shtator 2021, 14:17

Nëse nuk jeni vaksinuar dhe infektoheni me COVID-19, atëherë nuk do të paguheni gjatë periudhës së karantinimit, është kjo masa më e re e marrë nga Gjermania. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se është e padrejtë që t’iu kërkohet taksapaguesve një gjë e tillë për personat që refuzojnë të imunizohen.