Arrestimi i mjekëve në QSUT, Dollenberg nga Gjermania: Mënyra sesi po trajtohen bluzat e bardha në Shqipëri është e gabuar

14 Korrik 2021, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2021-07-14 13:45:43

Arrestimi i mjekëve në QSUT për korrupsion ka revoltuar bluzat e bardha të cilat protestuan në lidhje me këtë vendim. Në një lidhje telefonike për Report Tv, mjekja shqiptare nga Gjermania Aurora Meta Dollenberg u shpreh se mënyra sesi po trajtohen mjekët është e gabuar.