Gjesti i Bellingham, UEFA e dënon me kusht anglezin! Demiral pezullohet 2 ndeshje, çështja e turkut kthehet diplomatike

5 Korrik, 15:42

UEFA ka dënuar me kusht Jude Bellingham, duke mos e penalizuar për ndeshjen çerekfinalet të Evropianit që Anglia ka kundër Zvicrës. Përsa i përket Demiral është vepruar me dorë të hekurt, pasi për gjestin politik të bërë në ndeshjen kundër Austrisë mbrojtësi është pezulluar me 2 ndeshje.