Gjiknuri nga Sazani, 'kunj' Lelit: Bashkia duhet të bëjë më shumë për pastrimin e ishullit

17 Qershor 2021, 12:50 | Përditesimi: 17 Qershor 2021, 18:04

VLORË- Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri ka hedhur “kunja” në drejtim të kreut të Bashkisë, Dritan Leli. Ai tha se pastrimi është një problem dhe shqetësim i shprehur edhe nga turistët, për pasojë bashkia duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

“Elementi bazë për shumë turistët dhe në Sazan ka qenë se si të jetë ambienti i pastër, kështu që secili nga ne duhet të japë kontributin e tij dhe kjo e mirëpritur dhe pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar për një plan menaxhimi në këtë pikëpamje, sepse ishulli është pjesë e Bashkisë së Vlorës dhe e lidhjes së  turizmit të Bashkisë prandaj meritohet më shumë vëmendje”, tha Gjiknuri.

r.k./Shqiptarja.com