Gjikondi në ‘Repolitix’: Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve! Topollaj: Skandal korruptiv

18 Korrik 2023, 22:52 | Përditesimi i fundit: 2023-07-19 07:25:42

SPAK po vijon hetimet për rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ndërsa analistja Brizida Gjikondi tha në Report Tv se Altin Dumani i ka dhënë tjetër ritëm hetimeve. Sipas Gjikondit, Ahmetaj është truri i skemës së inceneratorëve, ndonëse ka edhe persona të tjerë që janë të përlyer.