Gjikondi në Report Tv: Rritja e çmimeve pasoja e luftës! Kush braktisi Bashën pas 6 marsit për të shqitur Berishën nga PD, tradhtoi veten

21 Mars 2022, 14:22 | Përditesimi i fundit: 2022-03-21 14:26:55

Aktivistja Brizida Gjikondi duke folur rreth rritjes së çmimeve në Report Tv, tha se janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainës. Sipas saj shqiptarët kanë pasur dhe do të kenë plot kohë për të protestuar, por ky nuk është momenti i përshtatshëm për të “përmbysur shtëpinë tonë”, pasi do të sillte destabilitet.

“Duhet të jemi realist, për sa kohë jemi pjesë e Europës dhe qytetarë të botës, duhet të jemi realist që kjo rritja e çmimeve është rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Shqipëria mbart edhe kriza të tjera brenda vetes.