Gjinushi pas rizgjedhjes në krye të Akademisë së Shkencave: S’e vlerësojnë dot procesin ca deputetë parazitë të opozitës! I vetëm në garë? E drejta ime

24 Tetor 2023, 14:35

Gjinushi pati një koment për opozitën duke thënë se nuk mund ta japin vlerësimin për Akademinë e Shkencave disa deputetë parazitë, që sipas tij nuk e kanë as formim për ta gjykuar. Ky duket edhe si një ‘thumb’ për Ina Zhupën, e cila ka qenë ndër zërat më kritikë të këtij procesi. Gjinushi thotë se në katër vite Akademia e Shkencave ka ndryshuar imazhin e saj.