Gjirokastër/ Duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, pezullohen 2 patenta dhe gjobiten 411 shoferë

24 Maj 2022, 15:54

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer kontrolle të vazhdueshme për ndëshkimin e të gjithë shoferëve që janë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku si rezultat janë pezulluar 2 patenta si dhe janë vendosur 411 gjoba.