Gjirokastër, mungojnë analizat në spital, pacientët te privati! Drejtori: Mungesat e përkohshme, qytetarët i duan vetë atje

15 Maj 2021, 15:53

Qytetarët në Gjirokastër hasin vështirësi në  kryerjen e analizave mjekësore pranë spitalit rajonal "Omer Nishani" pasi laboratori i analizave nuk u garanton pacientëve të gjithë analizat.

Për këtë arsye, shpesh diagnostikimin  e kryejnë në klinika dhe laborator privat duke sjellë edhe më shumë shpenzime për xhepat e tyre.