Gjirokastër/ Zjarri në Lunxheri, flakët i drejtohen banesave, urdhër për evakuimin e banorëve! Peleshi: Tregohuni bashkëpunues

3 Gusht 2021, 16:54 | Përditesimi i fundit: 2021-08-03 19:16:44

Vihet në kontroll zjarri në fshatin Palokastër në Bashkinë Gjirokastër ku u krijuan 2 vatra të rrezikshme që prej ditës së djeshme. Vënian në kontroll e flakëve është bërë e mundur gjatë orëve të vona të natës së djeshme falë ndërhyrjes energjike te PMNZSH Gjirokastër duke lënë pas një territor të djegur gati 5 ha kryesisht kullote.

Ndërsa në Lunxheri janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit. Përgjatë 14 orëve zjarret në këtë fshat kanë shkaktuar një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare.