'Gjirokastra plot me turistë' ministrja e turizmit debate me Shehun: Qarku është shpopulluar

3 Tetor 2022, 22:44

Nuk kanë munguar debatet në Kuvend edhe mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria e kryeministri Rama do të njihet me një emër të vetëm, qeveria e shpopullimit të Shqipërisë.

'Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.'- tha Shehu