Gjithçka e përpirë', zjarri shkrumbon 4 banesa në Gojan të Pukës

21 Gusht, 17:00 | Përditesimi: 21 Gusht, 17:00

Në fshatin Gojan i Madh të Pukës, situata paraqitet mjaft problematike, pasi flakët i janë afruar zonave të banuara në lagjen Pepaj. Ka nisur evakuimi i banorëve, ndërkohë një helikopter po punon për shuarjen e flakëve.

Deri më tani raportohet për 4 banesa të shkrumbuara nga flakët në lagjen Pepaj. Zjarri ka përpirë gjithçka siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv.

E.H/Shqiptarja.com