GJKKO lë në burg Selim Çekaj, avokati Haxhia: Seanca e turpshme, prokurori thotë s'ka prova, ata lënë në qeli 72-vjeçarin e sëmurë

7 Gusht 2021, 13:10 | Përditesimi: 7 Gusht 2021, 13:10

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) vendosi të lë në burg Selim Çekaj, të cilit iu gjetën 49 kg kokainë në kontejnerin që kishte porositur me banane. Për këtë vendim ka reaguar mjaft i revoltuar avokati i Çekajt, Maks Haxhia, i cili e konsideroi këtë një seancë të turpshme dhe në shkelje të plotë me ligjin. Ai shprehet se Selim Çekaj vuan nga 5 sëmundje dhe prej një muaji ndodhet i shtruara në spital, ai nuk përbën rrezik eh ka moshë të thyer 72-vjeç. Për këtë thotë avokati janë arsye të mjaftueshme që gjykata të ndryshojë masën "arrest me burg".

KT/Shqiptarja.com